Last Updated on 08/07/2025 by adminfjala
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, kanë nisur aksionet konkrete në terren.
Një prej rasteve të para u regjistrua në zonën e Shallvareve, në qendër të Tiranës, ku autoritetet ndërhynë për heqjen e tendave te një lokali që kishte zënë pjesë të sheshit përreth.
Pamjet e siguruara nga new.fjala.al/ nga vendngjarja tregojnë makineritë në veprim, pas ndërhyrjes se inspektorëve dhe policisë bashkiake.
Shembja është pjesë e një aksioni më të gjerë që pritet të shtrihet në disa qytete, veçanërisht në zonat urbane të ngarkuara ku hapësirat publike janë zënë nga ndërtimet pa leje, kioskat apo zgjerimet e lokaleve.
Në deklaratat e tij publike, kryeministri Rama u shpreh se “hapësira publike është pronë e përbashkët, jo një e drejtë private”, duke paralajmëruar ndërhyrje të menjëhershme ndaj çdo ndërtimi apo strukture që zë trotuaret, sheshet apo pjesët e përbashkëta urbane.
Ky aksion vjen në kuadër të një fushate të re për sistemimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre në funksion të komunitetit, ndërsa qytetarët në rrjete sociale kanë reaguar me komente të ndara, disa e përshëndesin masën si të vonuar, ndërsa të tjerë shprehen se duhet të garantohet transparencë dhe barazi në zbatim./e.t