Mjeku Adrian Jorgji në një dalje televizive ka folur për virozat e stinës dhe virusin Covid-19.
Jorgji tha se ka lloje të ndryshme virozash që po qarkullojnë aktualisht, nga ftohja e deri te Covid-19.
Mjeku deklaroi se Covid-19 nuk po përhapet më si më parë dhe nuk po bëhen më teste.
Jorgji këshilloi që të prekurit nga virozat të monitorojnë kohëzgjatjen e simptomave.
“Ka lloje të ndryshme gripi që qarkullojnë, nga ftohjet e thjeshta deri te Covid.
Covidi nuk sillet më si më përpara dhe testet kanë humbur. Janë shumë pak ata njerëz që kryejnë teste për Covid.
Unë do të sugjeroja që njerëzit të shohin kohëzgjatjen e simptomave. Nëse ato zgjasin 6–7 ditë, kolla bëhet e ashpër dhe frymëmarrja përkeqësohet, duhet të vizitohen te një mjek specialist”, tha mjeku.
