Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë qëndrimit dhe vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim me kryetarin e nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Evropën, kongresmenin Keith Self.
Sipas raportimeve, në qendër të këtij diskutimi kanë qenë problemet me të cilat përballet Shqipëria, si trafiku i drogës apo korrupsioni.
Gjithashtu raportohet se në takim u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës.
Më tej bëhet me dije se kongresmeni Keith Self ka vlerësuar situatën në Ballkan si një problem jashtëzakonisht të madh, sidomos në kontekstin e zhvillimeve globale dhe ndikimit të Rusisë.
Kryedemokrati Berisha shoqërohej në takim nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu./k.m
