Kushtet atmosferike të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit.
Mësohet se niveli i ujit ka arritur në kuotën 7.45 metra, ndërsa prurjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë.
Në Memaliaj, niveli i lumit ka shkuar deri në 7 metra, duke rritur rrezikun për përmbytje të zonave përreth. Autoritetet paralajmërojnë se në orët në vijim pritet një rritje e mëtejshme e nivelit të Vjosës, e cila mund të arrijë deri në 8.5 apo edhe 9 metra./KM
