Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, klubi shkruan se e falenderon Martinin për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.
Vllaznia i ka uruar trajnerit fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.
“Faleminderit, Edi!”, përfundon njoftimi i klubit./mxh
