Zbulohen planete që s’janë as shkëmbore e as të gaztë. I pari i tillë rezulton të jetë i lëngshëm, me një oqean global magme që shtrihet për mijëra km thellësi, sasi tejet të larta squfuri në brendësi dhe një atmosferë të përbërë nga acid sulfurik, gaz mjaft toksik, gërryes dhe lehtësisht i ndezshëm.
Zbulimi i Planetit të Shkrirë, ndoshta i pari i një game të re, është përshkruar në revistën Nature Astronomy nga një studim i Universitetit Oxford. Sipas autorëve, ky zbulim tregon diversitetin e madh të botëve në brendësi të galaktikës sonë Rruga e Qumështit.
Me ndihmën e teknologjisë dhe simulimeve në kompjuter, kërkuesit kanë arritur të ndërtojnë historinë e këtij planeti që nga lindja e deri më sot, një hark kohor prej 5 mld vitesh.
Në origjinë, shpjegohet në studim, mendohet se ishte i ngjashëm me Neptunin, e me kalimin e kohës është tkurrur më tepër dhe ftohur gjithashtu, duke humbur edhe pjesë të atmosferës së tij. Por prania e lartë e llavës ka bërë të mundur që të ruajë një pjesë atmosfere, e pasur shumë me hidrogjen dhe squfur./kb
