Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea ka thyer çdo rekord turistik dhe bujqësor në një deklaratë të vetme, çdo turist do të marrë patjetër një domate.
Kryebashkiaku flet për 12 milionë turistë dhe 12 milionë domate duke theksuar se shifrat janë marramendëse, pra nuk mbetet turist pa domate!
Për Gorrean numrat janë drithërues, se imagjinon se 12 milionë do të drekojnë në kuzhinën shqiptare dhe ai do t’i presë me nga një domate secilin.
Këto deklarata kanë lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në sallë, madje dhe vetë kryeministrin që duket s’po iu beson dot veshëve se çfarë po dëgjojnë.
Pasioni me të cilin Gorrea flet për domatet, kastravecët, karrotat, luleshtrydhet dhe lakrat ka entuziasmuar të gjithë fermerët që ndodheshin në takim, të cilët në fakt kanë të tjera kërkesa nga ato të Gorreas./K.M
