Last Updated on 17/07/2026 by Kesjana
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar me tone ironike ndaj opozitës gjatë seancës plenare të së enjtes, duke e akuzuar atë se po braktis punimet e Kuvendit për t’u fokusuar te debatet e brendshme politike.
Përmes një deklarate të publikuar edhe në rrjetet sociale, Çaushi theksoi se mazhoranca vijon punën në Kuvend dhe është e përqendruar te miratimi i nismave në interes të qytetarëve.
“Ndërsa opozita braktis Kuvendin për t’u marrë me votat për Mulin, ne vazhdojmë të punojmë dhe të sjellim rezultate për Shqipërinë. Ky është dallimi”, u shpreh deputetja socialiste.
Deklarata e saj vjen në një klimë të tensionuar politike, teksa opozita ka ndërmarrë veprime të ndryshme protestuese dhe ka bojkotuar në disa raste punimet parlamentare./kb
