Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, ka hedhur sot votën e tij në Pejë për zgjedhjet parlamentare. Pas votimit ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në procesin demokratik.
Ai dha detaje edhe për procesin e votimit të diasporës ku tha se gjithçka ka shkuar shumë mirë .
“Dje kemi pasur votimin në diasporë dhe, sipas njoftimeve, ka shkuar shumë mirë dhe ka qenë i qetë” tha kreu i KQZ./KM
