Last Updated on 30/12/2025 by EL
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sektorin e Mbrotjes, ku u shpreh se Shqipëria ka aktualisht ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke lënë pas edhe Serbinë.
“Janë 721 rekrutë të rinj që i janë bashkuar Forcave të Armatosura këtë vit. Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë dhe Serbinë.Do vazhdojmë më rritjen e pagave të ushtrisë. Synimi të arrijmë mesataren e ushtrive të NATO-s. Ky vit që hyn na gjen me një sistem raketor që e kemi në Shqipëri, na gjen me 3 anije patrulluesë nga Italia, me radarë të vëzhgimit ajror.
Shqipëria është një vend prodhues i kapaciteteve ushtarake jo vetëm për nevojat e veta por edhe ti eksportojë. Ky vit është historic për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”. Më në fund do të prodhojmë uniforma dhe do ta bëjmë pikë referimi edhe për vendet e tjera. Do të prodhojmë mjete të blinduara dhe mjete të emetrgjencës civile. Po prodhohen një sërë mjetesh, si ambulance, mjete patrullimi policor. Do prodhojmë dronët ushtarakë dhe sistemet antidronë. Në 2026 do të shihni dhe produktet e para. Rritja e buxhetit të mbrotjes është historike dhe kjo dihet sepse jemi pjesë e NATO-s.
Kemi vazhduar të vëmë rregull në pronat shtetërore. Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur për shtetin që në zçdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti të marrë pjesën e vet. Kemi një sërë investimesh në mbarë vendin. Vitin e ardhsëm do të përqendrohemi në ngritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë dhe kampusin e Forcave të Armatosura. Po punojmë për rritjen e kapaciteteve të Mbrojtjes Civilë në të gjitha drejtimet. Kemi vendosur dhe fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”, tha Rama.
Më tej Rama foli edhe për sulmet kibernetike, ku tha se Shqipëria është një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike.
“Jemi një nga vendet më kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike. E thonë të gjitha institucionet në Europë. Kemi marrë vlerësime për këtë. Shqipëria siç do vend, sulmohet por asnjë sulm nuk ka arritur të penetrojë në murin e strukturës tonë kibërnetike digjitale”, tha Rama.
