Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Deputeti i Partisë Socialiste Niko Peleshi është votuar sot në Parlament si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën e XI-të.
Në momentin e hapjes së votimit për votimin e Niko Peleshit, opozita ka kijuar zhurmë në sallë si një shenjë proteste në kundërshtim me propozimet e kryeministrit Rama të bëra ditën e djeshme në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Fjalën e ka marrë drejtuesi i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u shpreh se kjo seancë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, duke kraharuar Peleshin me Klodian Zoton, si dhe duke deklaruar se opozita nuk do të marrë pjesë në votim.
“Me këtë propozim që po bëni, po na tregoi që filozofia juaj është vetëm krim, vjedhje dhe korrupsion. Prandaj dhe ne nuk do të marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi në emër të opozitës.
Që Niko Peleshi zyrtarisht të emërohet kryetar i Kuvendit duhet të sigurojë shumicën e thjeshtë të votave. m.p.
