Pas protestave të 21 Janarit 2011, u fol për një përpjekje për grusht shteti, dhe u ngrit një komision i posaçëm hetimor.
Më shumë se sa aktet që prodhoi ky komision, për hetimet që po kryen SPAK në lidhje me ngjarjen, me interes janë informacionet që komisioni mblodhi nga institucionet e tjera të sigurisë në vend, përfshirë shërbimet sekrete, e që mund të përfaqësojnë dokumente të klasifikuar.
Për këtë arsye SPAK i është drejtuar Parlamentit me një kërkesë zyrtare, për marrjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm.
Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Deri më tani ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kryeministri, e njëherësh kreu i PD Sali Berisha, janë thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se Berisha u paraqit në SPAK tre ditë më parë, pasi dy herë me radhë u përpoq t’i shmangen fletëthirrjes. m.p.
