Last Updated on 12/12/2025 by Kesjana
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi në një konferencë për gazetarët edhe zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Ai tha se për zgjedhjen e tij u zbatua Kushtetua ndryshe nga paraardhësit e tij, por theksoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë është trupë mizogenike pasi për kandidaten e vetme femër për SPAK-un, Doloreza Musabelliu, nuk votoi asnjë.
“Komenti i vetëm, që dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me pesë vota që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyre. I dyti mori shtatë vota. Komenti i dytë, aty ishte një zonjë çka tregon që ajo trupë e KLP-së është mizogenike, nuk i dhanë asnjë votë. Si ta marr unë? Ishte një zonjë aty, nuk shkoi vetë aty. Në KLP e dërgoi Komisioni i SPAK-ut dhe shkoi atje dhe dy-tre zonja në KLP nuk menduan të japin një votë. E nxorrën pa asnjë votë. Këto dy komente kam unë. U zgjodh në përputhje me kushtetutën në dallim të madh nga pararendësi i tij që nuk ka Kushtetutë as ligj”, tha Berisha.
