Mbështetësit e Adriatik Lapajt vijojnë qëndrimin e tyre përballë kryeministrisë gjithashtu dhe përplasjet me efektivët e policisë. Këta të fundit kanë filluar që të mbledhin dhe karriget e protestuesëve ku që prej datës 8 dhjetor, janë rreshtuar poshtë zyrës së Ramës ku vijojnë të qëndrojnë prej disa ditësh.
Së fundmi nga zyra ka dalë kryeministri Edi Rama dhe mbështetësit e Lapajt e kanë shoqëruar me brohoritje: “Edi Rama o hajdut”.
Në të njëjtën kohë, pranë tyre është ndalur dhe një taksist, i cili ka sjellë të tjera karrige. Ai nuk është lejuar nga policia të ndalojë në zonë dhe i është kërkuar që të largohet./K.M
