Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët ka ironizuar Ervin Salianjin dhe Dashnor Sulën. Ai i ka quajtur të vetëpërjashtuar dhe një mish të huaj në opozitë si dhe pseudo-opizitarë.
“A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtora, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne këta Arbër, ata janë mish i huaj në opozitë.
Ata nuk janë opozitarë, janë pseudoopozitarë.
Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve.
Jo, atë nuk e bëjmë ne.Nuk jemi ne avoketër.Ne jemi parti e shtetit ligjor dhe i qëndrojmë asaj”, deklaroi Berisha./mxh
