Last Updated on 17/01/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama është treguar i qartë me kryebashkiakët socialist. Gjatë mbledhjes, ai është shprehur se nuk do të ketë rikandidim nëse nuk arrihet objektivi 1 mijë investime nga Paketa e Maleve.
“Ambicia jonë është 1 mijë investime nga kjo pakjetë. Ia kam kërkuar ministrit të përcaktojë se sa investime duhet të futen në proces. Nuk do të ketë rikandidim nëse nuk do të jetë arritur targeti i këtij projekti.
Është plotësisht e mundshme por ama 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modeste të mundshme për secilin nga këto investime me të ultën të mundshme prej 50 mijë eurosh, llogariteni se çfarë i ndodh ekonomisë me këtë injeksion në tre vjet. Them në tre vjet se në ditën e fundit të mandatit duhet të hapen dyert e një mijë investimeve fokusohuni dhe merreni seriozisht sidomos me bashkitë me më pak askes”, tha Rama./mxh
