Last Updated on 25/02/2026 by Anisa
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kreu i Sali Berisha komentoi protestën e radhës të Partisë Demokratike, që do të zhvillohet më 28 shkurt. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e bllokimit të rrugëve, duke theksuar se protesta do të ketë një format të ndryshëm dhe do të jetë kreative.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve mbi mënyrën e organizimit, Berisha tha:
“Do të jetë ndryshe. Asgjë nuk përjashtohet. Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.”
Kur u pyet konkretisht nëse një nga format mund të jetë bllokimi i rrugëve, Berisha theksoi:
“Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.”
Deklarata e tij tregon se PD-ja po planifikon një qasje më dinamike dhe të ndryshme për protestën e fund-shkurtit, duke lënë të hapur të gjitha mundësitë për format e organizimit.
