Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit ‘Flasim’, u ndal edhe te raporti i meias me politikën.
Duke folur lidhur me këtë çështje, Rama u shpreh se realiteti faktik i këtij raporti dhe mazhorancës, nuk është ai që pretendohet nga opozita.
Sipas kreut të qeverisë, shumica e kohës televizive në Shqipëri merret nga opozita për të shprehur qëdrimet e veta kundër qeverisë.
“Ne e dimë shumë mirë realitetin faktik të raportit mes medias dhe qeverisë dhe shumicës qeverisëse që nuk është gjëkundi realiteti i pretenduar nga ulëritësit që nuk dinë ç’të bëjnë tjetër me lirinë e medias, përveçse të ankohen për mungesën e lirisë, por që ishte një pasqyrë sipas meje e vlefshme për t’u ndarë me shumëkënd që do të informohet, me shumëkënd që është i interesuar për fakt dhe me shumëkënd që në të gjitha rastet nuk e humb respektin për faktet dhe nuk hyn në luftë me faktet se kur faktet provojnë një opinion të ndryshëm nga i tij apo i saj, dhe në këtë pasqyrë rezulton qartësisht se nga gjithë tërësia e produkteve të medias në raport me politikën 60% e kohës televizive në Shqipëri në total e merr opozita në kuptimin e qëndrimit anti qeverisë, një pjesë tjetër, analiza faktike e nxjerrë si të balancuar dhe një pjesë shumë të vogël si pro qeverisë”,-tha Rama./kb
