Last Updated on 08/06/2026 by Monika
Kryeministri e njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama, duke folur sot në eventin e 35-vjetorit të PS-së në Shkodër, u ndal edhe te situata e protestave në vend.
Rama iu adresua qëndrimeve ndaj tij, qeverisë dhe mazhorancës për tradhti ndaj vendit përmes vendimmarrjes për këtë projekt.
Kreu i qeverisë u shpreh se qytetarët nuk kanë pse e mbrojnë vendin dhe natyrën nga Kryeministria dhe PS-ja, që sipas tij, e ka treguar në 10 vitet e fundit “luftën” ndaj kësaj fushe.
Sipas Ramës, ata që shqetësohen për flamingot duhet të dinë se kjo specie është një lloj shtegtar, që nuk ka habitat në Shqipëri.
“Që t’i thuash kësaj force politike, kësaj shumice qeverisëse dhe mua në krye të saj, çfarëdo që ka lidhje me tradhëtinë, duhet të jesh komplet i pafytyrë, pa din, pa iman, pa fe dhe pa atdhe. Ata që i kanë bërë gjëmat më të mëdha këtij atdheu, e kanë mbajtur në gojë më shumë sesa gjithë të tjerat. Më shumë e kanë pasur ata që më shumë se kushdo tjetër në historinë e Europës vranë dhe shkatërruan njerëz e popuj. Më thonë ‘shiko se atje kanë dalë edhe njerëz që janë tanët, njerëz që votojnë për ne, vajza e djem socialistë’. Por çfarë mbrojnë? Shqipërinë nga unë dhe PS? Kemi rreth 10 vite në atë që është mbrojtje e natyrës nga ata që ishin rreziku më i madh i saj. Nuk jemi shkatërrimtarët, por shpëtimtarët. Po të kishin gojë e të flisnin flamingot që këta po i dalim për Zot, do të tregonin historinë e tyre të hidhur. Janë zogj shtegtarë, nuk kanë habitat në Shqipëri”,-tha Rama./mxh
