Last Updated on 01/07/2026 by Anisa
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Irlandën për marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar fokusin e saj te zgjerimi i bllokut. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehu besimin se ky mandat gjashtëmujor do të shërbejë për forcimin e unitetit dhe sigurisë në Evropë.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mirëpret faktin që procesi i zgjerimit mbetet prioritet, me shpresën për një shtysë të re drejt integrimit të vendit.
“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Jemi të inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shpresojmë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.
Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, ka shkruar Begaj./ad
