Last Updated on 09/10/2026 by Anisa
Nga ARTUR AJAZI
Ka 36 vjet, që pengon me çdo mjet ndryshimin, investimin, arritjet, sukseset, integrimin, angazhimin, dhe gjithçka lidhet me Shqiperinë. Gjoja në emër të“patriotizmit dhe nacionalistit”, Sali Berisha i ështëbërë “ferr” këtij vendi, kësaj politike, dhe nuk po le gjëpa bërë. Erdhi në pushtet në 1992, duke mashtruar dheduke sajuar makinacione dhe skenarë, që as nuk kishinasgjë të përbashkët me demokracinë, zhvillimin, ekonominë e tregut, dhe afrimin e vendit me Europën. Dhe e dime të gjithë se çfarë ngjau në 1996, 1997, 1998, etjjj. Erdhi në pushtet sërish në 2005, duke ndërruar “lëkurën e ujkut”, dhe duke veshur atë tëdeles, dhe pasi mashtroi sërish shqiptarët, ç’nuk bëri, e ç’nuk arriti, duke shpërfytyruar shqiptarët. SaliBerisha u ka borxh, edhe sot e kësaj dite shqiptareve, paratë e piramidave, u ka borxh atyre jetët e humburanë det dhe tokë, u ka borxh atyre jetët e humbura nëGërdec, apo bulevard. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ka 10 vite që pengon, ofendon, proteston, kryen aktedhune mbi institucionet, baltos çdo deputet dheqeveritar të ndershëm, duke u kapur pas ndonjë rastikorrupsioni, nga ku Edi Rama dhe Partia Socialistejanë distancuar boterisht. Sali, Shqiperia do të bëhet. Dhe jo sipas modelit tend, dhe jo sipas oreksit tend, por sipas standardeve europiane, sipas rekomandimeve tëKiE, BE dhe strukturave dinjitoze Euroatlantike. Sali, Shqiperia nuk mund të mbetet i mendësive të tuakrahinore, dhe as e urrejtjes tënde, ndaj çdo suksesi dhezhvillimi që bën Shqiperia. Sali, ti nuk e ndan politikënnga interesi personal. Ti nuk e ndan politikën ngainteresi kombetar, dhe ka fakte për këtë. Ndajshqiptaret e kanë braktisur përfundimisht partinë tuaj, thirrjet e tua për protesta të dhunshme, pasi të merreshme ju, është kohë e humbur. Ç’nuk bëre për reformënterritorial, dhe sëfundi përdore edhe dhunë në sallën e Parlamentit. Ti nuk ndryshon më Sali, dhe as partiatënde nuk ka shanse të ndryshojë. Ju vini nga babëziadhe vjedhja e parave të shqiptareve, dhe kujtoni se mund të riktheheni sërish atje ku ishit, tek pushtetifamiljar. Natyrisht Partia Demokratike u krijua si force politike idealiste, dhe nuk kishte asgjë të përbashkët, me vizionin bajraktarist që kishe, dhe ke ti. Por fatkeqsisht ajo parti sot, ka rënë në kurthin e intrigavedhe skenareve të tua. Shpëtoje PD-në Sali, mos e bunkerizo dhe mos e shkaterro, pasi Shqiperia me ty, pa ty, do të bëhet. Fatin e këtij vendi, e vendosinshqiptaret mëndjendritur, dhe politikanët dritëshkurtër, që shohin deri tek xhepi dhe interesi tyre familjar.
