Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ironizoi arrestimin e vëllait të deputetes Elda Hoti për trafik narkotikësh.
“Ç’punë ka motra se çbën vëllai në kuptimin e ligjit. Nuk do të dëgjoni asnjë deklaratë nga ne këtu se na doli narkosi i familjes tuaj. Kështu i bie më atë gjuhën tuaj. Nuk do bëjmë ne asnjë deklartaë as për rastin në fjalë meqë narkosin e paskeni brenda shtëpisë tuaj”, u shpreh Balla./kb
