Aulon Kalaja sot qe pjesë e takimit “sekret” me Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin dhe emra të tjerë të PD.
I pyetur nga Erla Mëhilli nëse kjo është një kryengritje në PD ndaj Berishës, Aulon Kalaja theksoi se takimi ishte i thjeshtë midis demokratëve që kanë marrë disa vota nga lista e hapur.
Ai zbuloi se ftesën për të marrë pjesë në këtë takim e ka marrë nga Ervin Salianji ndërsa theksoi se s’kemi të bëjmë me ndonjë fraksion brenda PD-së.
“Ishim njerëzit që kemi marrë më shumë vota nga lista e hapur. Nuk jam pjesë e asnjë lëvizje të re, asnjë fraksioni të ri. Ishte kafe miqësore. Nuk u prodhua asnjë lajm, deklaratë apo foto. U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Unë kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. M’u kërkua të marr pjesë në këtë takim”.
“Ftesat i ka bërë Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në takim dhe do marr pjesë në çdo takim tjetër që është në të mirë të PD dhe në ringritjen e PD”, – tha Kalaja. m.p.
