Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve të PD-së, u ndal edhe te protesta e radhës e opozitës.
Sipas Berishës, më 8 maj, opozitarët dë bashkohen për dy çështje themelelore të atij që cilëson si narkoregjimin e sotëm.
Berisha theksoi se protesta që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme lidhet me farsën elektorale dhe vjedhjet e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
“Kemi thirrur këtë mbledhje me ju për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Dhe kjo çështje është protesta e datës 8 maj.
Protesta e datës 8 maj ka të bëjë me dy çështje themelore të narkoregjimit të sotëm.
Ka të bëjë gjithnjë me farsën e tij elektorale dhe ka të bëjë gjithnjë me vjedhjen dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga ana e tij”,-deklaroi Berisha./mxh
