Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tre vitet e Dumanit në krye të SPAK. Dervishi tha se SPAK bëri ndryshime të rëndësishme, por ka ende dosje “të rënda” që nuk preken.
“Mendoj se SPAK ndryshoi realitete. Njerëzit guxonin të çonin dosje, avokatë, gazetarë, nuk kishin frikë të denonconin gjithëkënd. Vërtetë Berisha thotë SPAK kriminal por PD në SPAK i çon. Gaz Bardhi e me rradhë. Efekt nuk ka, vijojmë të kemi shtet krejtësisht të korruptuar dhe krimi i organizuar vijon. Ka shumë dosje në SPAK, të cilat kanë 4-5 vite që nuk i sheh njeri. Përshembull pronat e ushtrisë, ka 5 vjet që hetohen.
Ke biznesmenë të fuqishëm, që nuk u afrohet SPAK fare. Ka më shumë dosje të rënda të lënë mënjanë, të pafilluara, sesa ato që kanë nxjerrë produkt”, tha Dervishi. M.P.
