Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Paraditen e kësaj të enjte, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, po zhvillohet seanca ku pritet të votohet qëndrimi i mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Seanca nisi me leximin e raportit të opozitës, ku deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi qëndrimin e Partisë Demokratike për këtë çështje. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në sallë, vendosi të largohet.
Vërehen disa mungesa në sallë. Vetë Belinda Balluku nuk është prezent, ndërsa karrigia e saj, e vendosur mes Ogerta Manastirliut dhe Blendi Klosit, shihet bosh. Po ashtu mungojnë ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.
Gazetari Isa Myzyraj ka kapur me foto vendet bosh të dy socialistëve, të cilët duket se nuk kanë respektuar urdhrin e kryeministrit për prezencë të plotë në seancë. Pjesëmarrja e deputetëve konsiderohet një tregues i rëndësishëm për mënyrën se si do të trajtohet kjo çështje në votim./A:D
