Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Kosovës është shfaqur në ekranin gjigand të “Times Square” në New York. Imazhi i flamurit shoqërohej me mesazhi: Gëzuar ditëlindjen Kosovë!
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë. Pavarësia e Kosovës u shpall me 18 shkurt të vitit 2008.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Sot Kosova njihet si shtet i pavarur nga 119 shtete të botës. /Kb
