Last Updated on 15/01/2026 by EL
Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se arresti shtëpiak ndaj Sali Berishës është mbajtur për një kohë më të gjatë se sa ishte e arsyeshme, duke i dhënë të drejtë pretendimeve të tij.
Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, vendimi u mor pa praninë e palëve dhe lidhet me tre vendime të gjykatave më të ulëta, të cilat kishin pranuar vazhdimisht kërkesat e SPAK për vijimin e kësaj mase.
Avokatët e Berishës kishin kundërshtuar në mënyrë të përsëritur zgjatjen e arrestit gjatë seancave të raportimit dymujor, ndërsa SPAK këmbëngulte në mbajtjen e tij.
Në janar 2025, arresti shtëpiak u zëvendësua me masën “detyrim paraqitjeje”, një vendim që tani mbështetet edhe nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese./ET
