Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për mediat para nisjes së mbledhjes të Grupit Parlamentar të PD-së me dyer të mbyllura.
Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se kryeministri Edi Rama është shndërruar në avokat mbrojtës të personave që janë përfshira në aferat e fundit të bëra publike.
Ndër të tjera, tha se kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan për kontrolle në banesën e Ron Yeffet, ky i fundit ka marrë në telefon disa herë kryeministrin. Berisha bëri thirrje që telefoni i Yeffet të kontrollohet nga hetuesit.
“Edi Rama është shndërruar në një avokat publik të hapur të bandes kriminale në AKSH, të Mirlindës, të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit dhe tani dhe të Ron Yeffet, Arjet autoblindit dhe famëziut Ardi Veliu.Sot ai shkonte vizitonte garazhet e Arjetës, aty ku blejnë makinat me lekët e shtetit dhe ja shesin po shtetit. Nuk ndodh askund në botë vetëm ktu. E dëgjuat kur ekipi i BKH-së, hyri në banesën e Yeffet, ai haptas telefonoi 4 herë Edi Ramën. Bëj thirrje të hetohet ky telefon. Sot në mbrojtje të tyre shkon viziton garazhet”, tha Berisha./k.m
