Last Updated on 30/09/2026 by Anisa
Nga ARTUR AJAZI
Po flitet shumë sot, sidomos opozita e shkërrmoqur, se “u cënua siguria kombetare, u shkaterrua SHISH, u ekspozuan të dhënat e shqiptareve”. Plot fjalime dhe mallkime nga Sali Berisha, i cili mbetet shkaterruesi kryesor i shërbimit sekret në Shqipëri. Ishte viti 1992, kur Partia Demokratike erdhi në pushtet me “çekun e bardhë” me “premtime imagjinare dhe bombastike”, aq sa shumica e shqiptareve thonin se “ja tani mbaruan vuajtjet tona, na erdhi në pushtet partia e bollëkut dhe mbarësive”. Por shumë shpejt do të zhgënjeheshin, kur me një urdhër të posaçëm dhe “top-sekret” të Sali Berishës, Brenda 24 orëve u flakën në rrugë 2400 punonjësit e shkolluar, agjentë të llojeve të ndryshe, të cilët kishin ngritur një rrjet të përsosur informatorësh brenda dhe jashtë vendit, që siguronin materiale të bollshme për sigurinë kombetare.
Nuk po flas për ata “sigurimsa” që merreshin me përgjimet e qytetareve, por për ata djem të shkolluar që kryenin detyra aq të vështira në profile të ndryshe në shërbimin sekret. Shkaterrimi i çdo linje dhe structure të ngritur nga ish-specialistët e shkolluar edhe jashtë shtetit, ishte goditja më fatale ndaj shërbimit sekret. Brenda 60 diteve, ata u zëvëndësuan me mediokër me 8 klasë, militantë të PD, arsimtarë pa lidhje fare me shërbimin sekret. Mjafton të përmendim se, edhe shefi i SHIK-ut, ishte mësues matematik-fizike. Sali Berisha e kishte mision shkatërrimin jo vetëm të ekonomisë, por edhe të ushtrisë, policisë dhe veçanarisht të shërbimit sekret.
Nën moton “të largojmë sigurimsat nga SHIK-u, Berisha në fakt po kryente spastrimet e duhura, sipas një plani dhe misioni të servirur nga padronët e tij. Shkatërrimi shërbimit sekret, i zbuluesve dhe kundërzbuluesve, ndërprerja e çdo linje dhe lidhjeje me informatorët tanë jashtë vendit, ishte fatale. Trazirat dhe drama e vitit 1997, ku u shkatërrua shteti brenda 24 orëve, ishte pikërisht pasojë e shkaterrimit të shërbimit sekret. Agjentët e SHIK-ut, 50 per qind arsimtarë dhe 50 per qind mediokër të zbritur nga malet dhe katundet e Shqiperisë, nuk e kishin idenë fare dhe nuk kishin arritur të merrnin asnjë informacion lidhur me situatën e krijuar. Ata fatzinj, i përdori Berisha për të shtypur protestat në Vlorë, Fier, Berat, Kavaje, Cerrik, dhe kudo, nga ku shumica e tyre humbën jetën nga padituria.
Viti i zi 1997, ishte treguesi më i qartë, se ku ishte katandisur shteti prej letre i Berishës. Ishte dëshmia më e gjallë, se si katandisen fatet e shtetit dhe kombit, kur pushteti bien e duart e pocaqive, dhe analfabeteve. Partia Demokratike dhe Sali Berisha, duke mos përjashtuar zbatuesit e urdhërave të tij, mbeten mëkatarët e pandëshkuar nga ligji dhe drejtësia, lidhur me shkatërrimin e Shqipërisë, dhe ku natyrisht shkaterrimi i shërbimit sekret, mbetet krimi më madh i tyre. Nuk është fjala këtu “për të mbrojtur Sigurimin e Shtetit”. Po flasim për shërbimin real sekret, të Shqipërisë, që e ka detyrim ligjor sigurinë kombetare.
