Last Updated on 07/03/2025 by adminfjala
Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orët e mësimit.
Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orët e mësimit. Madje Berisha kërcënoi edhe shkollat e mësuesit, duke thënë se askush nuk duhet të guxojë të marrë masa ndaj nxënësve që bojkotojnë mësimin.
“U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët në shkollë orën e parë, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë shkollë, apo mësues të marrë masa ndaj jush, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore, e drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, tha Berisha./k.k