Tani, unë uroj të mos jetë e vërtetë ajo që lexoj në media, se propozimi i deputetëve socialistë do të jetë që disa bashki, të njerkës, gjoja më vete, të trajtohen duke pasur këshill bashkiak, nënkryetarë, por, jo kryetar, se kryetar do të jetë i bashkisë së madhe gllabëruese.
Imagjinoni o poliçanas, dimalistë (kuçovas), ku di unë skraparlinj a të tjerë që bashkitë tuaja pa kokë, pra duke iu hequr të drejtën e votës, të varen nga kryetari në Berat?
Ju në Dimal të keni bashkinë, ne në Berat të kemi Kryetarin!
Të shtrinë Ali të shtrinë, koka në stamboll, trupi në janinë!!!
Por, po qe se kjo është e vërtetë atëhere kemi arritur fundin, do të kenë luajtur nga fiqiri, Kuvendi do të ishte kthyer pastaj në një spital psiqiatriko-politik, ku analizat e Fukosë për raportin midis çmendurisë dhe politikës do të dukeshin të zbehta, atëhere nuk do të duheshin protesta por, të lajmërohej urgjenca e spitalit psikiatrik, të mobilizoheshin me forcë të gjithë psikologët, psikanalistës, mjekët psikiatër, trajtuesit e neurozave dhe të krizave identitare të personalitetit për të qenë në gadishmëri se shëndeti publik dhe jo vetëm do të vihej në rrezik imediat…
Shpresoj të mos jetë e vërtetë akoma!
Përndryshe do të kishte humbur krejt logjika, arsyeja, dhe do të ishim jo në demokraci, as në oligarki, uhuu jemi larg, as në aristokraci (ku ta gjesh), as në diktaturë, as në dreq, por në një spital të madh psiqiatrik,
do të ishin në idiotokraci!
