Last Updated on 08/12/2025 by EL
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, jo për paraqitjet në fushë, por për një festë shumë të veçantë familjare. Futbollisti ka marrë pjesë në dasmën e motrës së tij, një ceremoni plot emocione, muzikë dhe… shumë para.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjet, Uzuni shihet duke hedhur tufa të mëdha parash, një traditë e njohur shqiptare që simbolizon bekim dhe mbarësi për çiftin. Fusha e vallëzimit duket thuajse e mbuluar krejtësisht nga paratë, ndërsa të pranishmit shfaqen të entuziazmuar nga atmosfera e krijuar.
Më pas, futbollisti nuk është mjaftuar vetëm me rolin e vëllait që bekon motrën, por ka marrë pjesë edhe në pjesën artistike të mbrëmjes. Ai është parë duke kënduar dhe festuar krah për krah me këngëtarin Ylli Baka, me këngën popullore të njohur “Baba Tomorri”, duke ndezur edhe më shumë energjinë e sallës.
Dasma e familjes Uzuni ka qenë pa dyshim një event i mbushur me gëzim, traditë dhe festë të madhe, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë familjare dhe shpirtin e gëzueshëm të futbollistit shqiptar./E.T
