Nard Ndoka, kreu i PDK-së, e ka cilësuar protestën e fundit qytetare si ngjarjen “më të rëndësishme në 35 vite pluralizëm në Shqipëri”. Në një prononcim për televizionin A2CNN, ai u shpreh se kjo lëvizje ka tronditur politikën dhe tregon se njerëzit janë lodhur nga rregullat e vjetra dhe e njëjta gjendje që zgjat prej vitesh.
Sipas Ndokës, protestuesit në një formë po prishin marrëveshjen Rama-Berisha që dy liderët arritën në vitin 2008 dhe që ka sjellë pasoja në jetën politike të vendit. Ndryshimet e asaj kohe, të cilat sipas kritikëve mbyllën sistemin dhe i dhanë gjithë pushtetin kryetarëve të partive, sot po sfidohen hapur nga qytetarë të thjeshtë që nuk nisen me urdhra partie.
Për kreun e PDK-së, ky reagim ka thyer mitin se shqiptarët dhe të rinjtë nuk ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre, duke sjellë një model të ri revolte që nuk kontrollohet nga zyrat e politikës.
“Është protestë që të jep shpresë dhe besim që ka qytetarë që mendojnë larg tutelës politike. Ishte krijuar ideja që qytetarët nuk reagojnë, që rinia rri vetëm në kafe dhe kjo protestë ka përmbysur komplet fabulën e politikës shqiptare. Prandaj i shohim të shqetësuar e të acaruar politikanët. Nuk e kishte menduar kurrë Edi Rama që qytetarët mund ta kundërshtonin në vendimmarrjen e tij.
Rama është i trembur për vdekje, por edhe opozita është vendosur në një pozitë shumë të vështirë, pasi mendonte se sheshi është pronë e opozitës. Problemi është se ne kemi sot një sistem politik të bllokuar nga dy palët dhe është shumë e vështirë ta depërtosh këtë sistem. Ka marrë formë që në 2008, me marrëveshjet me Bashën e Berishën, kanë vendosur pengesa që të mos tejkalohen nga partitë e reja. Por, ajo që po shohin sot është e frikshme dhe këta janë në panik. Në këtë aspekt, ka një lloj shprese, por që të jem realist është në kufijtë e pamundësisëRama është i trembur për vdekje, por edhe opozita është vendosur në një pozitë shumë të vështirë, pasi mendonte se sheshi është pronë e opozitës. Problemi është se ne kemi sot një sistem politik të bllokuar nga dy palët dhe është shumë e vështirë ta depërtosh këtë sistem. Ka marrë formë që në 2008, me marrëveshjet me Bashën e Berishën, kanë vendosur pengesa që të mos tejkalohen nga partitë e reja. Por, ajo që po shohin sot është e frikshme dhe këta janë në panik. Në këtë aspekt, ka një lloj shprese, por që të jem realist është në kufijtë e pamundësisë”, tha Ndoka./a.d
