Nga Artan Fuga
Keq më vjen, por sigurisht që ne asnjëherë nuk kemi ditur të ndërtojmë shtet!
Dhe nuk dimë akoma!
S’ka faj pastaj ai arkitekti i huaj, një birbo, që guxon të na tallë me idiotësitë që shkruan!
A ka nevojë që mijëra e mijëra njerëz, qindra mijëra në rrjete sociale a nën zë të thërrasin për një muaj rresht nëpër sheshe e rrugë dhe të mos dëgjohen për të pranuar se nuk kemi ditur apo nuk kemi dashur të ndërtojmë shtet.
Në vend të deputetëve përfaqësues të sovranit siç e do Kushtetuta, kemi ndërtuar një burokraci parlamentariste e mbështetur në një idiotësi: Deputeti është i papërgjegjshëm për atë që thotë dhe bën!
Cfarë duam më shumë: Cdo njeri është dhe i kërkohet të jetë i përgjegjshëm, kurse deputetit i kërkohet të jetë i papërgjegshëm!
Ka nevojë që rinia të jetë e pakënaqur për ta kuptuar këtë idiotizëm?
Ka nja dy vjet që në Kosovë vijnë rrotur si pordha nëpër brrekë se nuk zgjedhin dot një President!!! A nuk ka ndonjë burrë a grua, që së paku t’i punojë 50 përqind e trurit jo më tepër, t’u thotë ore jeni zhytur në ngerçe, kurthe e budalliqe që krijoni vetë!!!
E thjeshtë! Kur asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e kërkuar në Kuvend, ata dalin për t’u zgjedhur në referendum popullor! Kaq mo!
Apo duhet të shkojmë me makina nja dhjetë mijë nga Shqipëria dhe t’ua propozojnë në shesh këtë zgjidhje aty poshtë monumentit të Presidentit Klinton, që na tha ore fitoni paqen se luftën e fituam ne!
E paska ditur amerikani i mençur sa trapa ishim ne!
Kosovarët të vërshojnë nëpër rrugët tona dhe ne të marshojmë nëpër rrugët e Kosovës për t’i thënë njeri tjetrit sa budallenj jemi, për t’i thënë njeri tjetrit se po vetëvritemi?
Po ne? Duhet të na vijnë me makina, qerre, kuaj Isabuletinët nga Kosova për të na thënë se si e zgjidhni ju Presidentin, nuk mund të mos ta keni veçse pa gojë!
Burokraci parlamentariste: Po ç’na duhen 140 deputetë që i paguajmë fare kot! Po ta masim me Evropën për frymë popullsie 50 deputetë mjaftojnë! C’i duam më tepër! Apo për të tundur derën!
Duhet të vijnë me tramvaje, metro, aviona, vetura, kuaj, ballona a drona emigrantë për të thirrur në shesh që të kuptojmë se deputetët, edhe të opozitës, kur kryeministri ua bëri pagat e pensionet si sheikë, i pranuan pa emenduar një herë se po i blente!
Uh sa mirë u erdhi! Rroftë vatani, rroftë mileti, sa i ngrohtë më është bërë xhepi!
Le ta thonë sa marrin në muaj dhe do të shohim se a ka biznes më me leverdi leku se të bëhesh deputet, ta ruash dhe ta rruash karriken e deputetit se mos të ikën, a ta heq kryetari?
Le të dalin mo të bërtasin njerëzit rrugëve, pse budalkla a budallaqe jam unë të them hajde kalojmë në zgjedhje me një kod të ri zgjedhor?
Prodhon lekë miliona në muaj kolltuku, prodhon privilegje! A këtu mos na nga!
Duhet të bërtasin njerëzit 31 ditë nëpër rrugë e shesh për të kuptuar se kur midis qytetarëve nga njëra anë dhe Kuvendit, qeverisë, nga ana tjetër, krijohet një ngrç si ky që rrallë e ka njohur historia politike pas Luftës së Dytë botërore, ne nuk kemi as edhe një mekanizëm, një “arbitër”, që t’i thotë Kuvendit shpërndaju, ose t’u thotë qytetarëve : Pushoni tani: – dhe ata ta besojnë?
Ore as kaq nuk bëjmë dot, por dëgjojmë broçkulla idiote nga podiumi i Kuvendit?
A ka nevojë më për të kuptuar se mekanizmat e qeverisjes te ne, si në Kosovë, janë të mbrapshta?
A ka nevojë të kuptojmë se në Evropë krizë politike ka vetëm në Shqipëri dhe në Evropë?
Duhet të vinë këto zonjat parlamentariste nga Evropa me pelusha flamingos në duar që të na e thonë se mos zonja nuk është çështje zonash të mbrojtura dhe flamingosh, por për të mbrojtur qytetarin, jo pelush, por prej mishi, gjaku, me shpirt!
