Nga ARTUR AJAZI
Që kur ka nisur Vettingu, dhe reformimi i strukturavetë drejtësisë dhe deri sot, 1 ditë të vetme, nuk kanëpushuar sulmet dhe akuzat ndaj institucioneve të reja tësaj. Ç’nuk i kanë thënë SPAK-ut, GJKKO-së, drejtuesve të këtyre institucioneve sa të pavarura, aqedhe dinjitoze. Janë marrë me ish-drejtuesin e SPAK zotin Kraja, me drejtuesin që sapo e la detyrën zotinDumani, tani do të merren patjeter edhe me zotinBraho. Ç’nuk kanë thënë, dhe ç’nuk po thonë përGJKKO, prokurorët e gjyqatarët, ministrat e drejtësisë, drejtuesit e policisë dhe burgjeve. Kanë intimiduaremra dhe familjet e tyre, natyrisht kur u janë prekurinteresat, kur u ka vajtur fletë-thirrja për në prokurori,apo kur është nisur hetimi pasurisë dhe veprave penaleqë kanë kryer. Ky vend nuk po gjen qetësi, nga sulmetbarbare ndaj organeve të drejtësisë. Nuk ka ditë, qëpolitikanë dhe ish-drejtues të lartë, që janë nën hetimapo po gjykohen, të mos i sulen SPAK-ut, GJKKO-së, ministrit të Drejtësisë, apo të merren me familjarët etyre. O njerëz, lereni drejtësinë në punën e vet, lerenidrejtësinë të qetë, të hetojë, gjykojë dhe dënojë, cilindoqë ka vjedhur, abuzuar me ligjin dhe postin. NëBashkimin Europian, nuk futemi kurrë me këtëmentalitet, me këto zakone dhe forma diskriminimindaj një pushteti të pavarur, siç është drejtësia. Në BE, nuk futemi kurrë, në rast vazhdojmë të godasim me ç’të mundemi, drejtësinë e re. në Europë, kurrë politikanuk merret me drejtësinë. Pushtetet janë të ndara me ligj dhe Kushtetutë, dhe nuk ka nevojë të përgojosh as prokurorin dhe as gjyqtarin. Ka mbi 5 vjet që nukgjejmë qetësi, gjithmonë kur thirret në SPAK njëpolitikan, një zyrtar apo ish-drejtues i lartë, gjithmonëkur nis gjykimi ndaj veprave penale që ata kanëkonsumuar. Madje, edhe kur Edi Rama, merret me rrogat dhe pensionet, apo me ndonjë investim, ne isulemi atij, duke i kujtuar se “SPAK dhe GJKKO, po hetojnë dhe gjykojnë ministrat, ti merresh me rritjepagash e pensionesh”. Në Europë, askush nga italianët, gjermanët, spanjollët, francezët, apo çekët e hungarezët, nuk merret me hallin e politikanit, ministrit, me hetimin dhe gjykimin e tij, por shohinpunët, hallet dhe problemet e tyre, u intereson rritjaekonomike dhe jeta e përditshme. Pse nuk ndryshojmëne si popull ? Deri kur do të vazhdojmë të mblidheminë sheshet e pallateve, në kafene , apo në bulevardedhe ti qajmë hallin kryetarit të partisë, ish-ministrit dhepolitikanëve që kanë hesape me drejtësinë ? Dhe avaziynë, nis dhe vazhdon me sharje, ofendime, dhe akuzandaj prokurorit dhe gjyqtarit që po “heton dhe gjykonliderin, ministrin, deputetin”. Vitet ikin, por tranzicioniynë problematik postkomunist, nuk paska të sosur. Pas heqjes së vizave, shqiptarët po shëtisin Europën, por nuk kanë marrë asgjë të mirë prej saj. Duket se jemi tëadaptueshëm vetëm ndaj negativitetit. Ndaj, lereni tëqetë drejtësinë dhe levat e saj, lereni të punojë, hetojë e gjykojë këdo që ka shkelur ligjin, pasi ligji është ishenjtë për progresin e prosperioritetin e një vendi./kb
