Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka mbledhur në selinë rozë të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.
Burime për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj bëjnë me dije se pjesë e mbledhjes është dhe Sekretari Organizativ Damian Gjiknuri, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm.
Kjo mbledhje zhvillohet një ditë përpara takimit të thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministrat e kabinetit të tij. Ndërkohë një javë më pas, Rama do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të PS në nisje të sesionit të ri parlamentar, me qëllim për të koordinuar punën në Parlament./K.M
