Last Updated on 01/12/2025 by Monika
Teksa Partia Demokratike zhvillonte tubimin e radhës para Kryeministrisë, protestuesit kanë shpalosur pankarta të shumta kundër qeverisë. Në fokus të tyre ka qenë Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra dhe nën akuzë nga SPAK, e cila është ironizuar me sloganet e shkruara nëpër pankarta.
Mes tyre spikatnin shprehjet: “Na gjeti Bela(ja)”, “Lubia dhe Palloshi” dhe “O Bela ciao”, që sipas organizatorëve simbolizojnë pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe kërkesën për llogaridhënie. Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan vazhdimin e aksionit opozitar dhe marrjen e masave ndaj zyrtarëve të akuzuar./mxh
