Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me kallëzimin e bërë për deputetin Tërmet Peçi.
Në përgjigjen e dhënë për PD, SPAK bën me dije se është regjiatruar procedim penal për rastin në fjalë. Peçi akuzohet për shkelje e barazisë në tendera, korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Kujtojmë se ishte anëtarja e PD-së Adrian Kalaja ajo e cila kallëzoi në SPAK Tërmet Peçin për periudhën kur ky i fundit mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës./K.M

