Këtë të martë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.
Takimi pritet që të mbahet në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa në fokus të mbledhjes do të jetë caktimi i datës të Asamblesë të Partisë Socialiste.
“Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca pas takimit.
Kreu i qeverisë propozoi shkarkimin e shtatë ministrave, mes tyre edhe të Belinda Ballukut dhe emërimin e ndryshimeve të reja. Në këtë mënyrë katër emra të rinj shtohen në kabinetin “Rama 4”.
Rama ka vendosur të largojë Belinda Ballukun nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo do të zëvendësohet nga ministrja aktuale e Brendshme, Albana Koçiu si zv/kryeministre ndërsa Enea Karakaçi do të marrë postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë./kb
