Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Sheshin Nënë Tereza për inaugurimin e “Tirana Moons”, një oaz i gjelbër kushtuar librit.
Gjatë fjalës së tij këtë shtunë Rama përmendi edhe kombëtaren shqiptare, e cila sot përballet me Serbinë.
“Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë,” tha Rama.
Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e projektit dhe theksoi rëndësinë e dhurimit të librave.
“Është kaq mirë që të kesh kaq libra dhe që dhurohen nga njerëz që duan të japin diçka për kënaqësinë e tyre. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të duhura. Shijojeni dhe shiheni të gjithë nesër për të vazhduar këtë fundjavë kaq të veçantë.”-tha Rama. m.p.
