Last Updated on 02/04/2026 by Anisa
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas paralajmërimeve për rrezik nga Irani, duke theksuar angazhimin e saj për sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare.
Në një deklaratë të dhënë për Euronews Albania, thuhet:
“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë. Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.”-Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Deklarata thekson rëndësinë e koordinimit ndërmjet ambasadës dhe autoriteteve shqiptare për të siguruar një përgjigje të përbashkët ndaj çdo kërcënimi potencial.
