Last Updated on 01/12/2025 by Monika
Pas “kafes” që organizoi me figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë që morën numër të konsiderueshëm votash por nuk arritën të fitonin mandatin më 11 maj, Ervin Salianji është paraqitur në protestën e thirr nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.
Protesta e parë e thirrur nga Berisha si pjesë e strategjisë së “foltores parlamentaro-qytetare” u zhvillua më 17 nëntor, ndërsa e dyta u mbajt më 24 nëntor.
Në të dyja këto protesta pjesëmarrja ishte tepër e ulët dhe retorika identike me konferencat për shtyp të kryedemokratit./mxh
