Banka e Shqipërisë nënshkruan sot partneritetin ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Guvernatori Gent Sejko gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje industrisë bankare të ketë vëmendje më të madhe ndaj financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke i inkurajuar dhe në veçanti atij bujqësor.
Më tej inkurajoi bizneset t’i drejtohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato si burim i qëndrueshëm me kosto të ulët financimi dhe partner zhvillimi.
Në fund të fjalës së tij, Sejko theksoi se ky memorandum do kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit
“I bëj thirrje industrisë bankare të ketë vëmendje më të madhe ndaj financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke i inkurajuar dhe në veçanti atij bujqësor.
Ky sektor përmban potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e industrisë bankare duke kontribuar në zhvillimin afatgjatë pa cënuar normat.
I inkurajoj bizneset t’i drejtohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato si burim i qëndrueshëm me kosto të ulët financimi dhe partner zhvillimi.
Ky memorandum do kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit”, tha Sejko/kb
