Last Updated on 01/07/2026 by Kesjana
Nga ERVIN BAKU
Për ju tifozë të Skënderbeut…
Për ju që e doni Skënderbeun…
Për ju që nuk e doni Skënderbeun…
Për gazetarët e interesuar…
Fiksojeni mirë: Skënderbeut Europian të Shqipërisë i përfundon dënimi 10-vjeçar më 30 Qershor 2027. Pra, sezonin 2027-2028 merr pjesë në Kupat e Europës (nëse fiton një nga dy trofetë kombëtarë apo renditet në 3-4 vendet e para).
Ta shtjellojmë siç duhet. Dënimi ishte 10-vjeçar: 2018-19, 2019-20, 2020-21, 2021-22, 2022-23, 2023-24, 2024-25, 2025-26, 2026-27 dhe 2027-2028.
Këtu ndaluan kërkimet disa gazetarë. Këtu ndaluan edhe ata të UEFA-s që i përgjigjen e-mail-eve… Pa u thelluar edhe ata.
Pse? Sepse vërtet dënimi fillestar 10-vjeçar përfundon më 30 Qershor 2028, por kemi edhe një vendim të CAS-it (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv)… Një vendim që vulos këtë çështje. Ky vendim i CAS-it, Korrik 2019, llogarit edhe pezullimin e Skënderbeut në sezonin europian 2016-2017. Paragrafi 151, faqe 24 e vendimit të CAS-it në vitin 2019.
Konkluzioni: Dënimi 10-vjeçar 🔴⚪️ përfundon më 30 Qershor 2027!!!/kb

