Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Kombëtarja shqiptare ka siguruar një pozicion komod dhe premtues për të ardhmen, pasi i është shtruar rruga drejt Kampionatit Europian.
Falë suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë kanë vulosur vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Ky triumf i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran i garanton Shqipërisë një vend në vazon e tretë për shortin e ardhshëm të kualifikueseve. Ceremonia zyrtare e hedhjes së shortit do të mbahet më 6 dhjetor në qytetin e Belfastit në Irlandën e Veriut.
Arritja e vendit të parë ishte e domosdoshme, pasi çdo rezultat tjetër do ta dërgonte përfaqësuesen tonë në vazon e katërt.
Krahas këtij avantazhi në short, kuqezinjtë festojnë gjithashtu ngjitjen e merituar në Ligën B të këtij kompeticioni evropian./mxh
