Last Updated on 01/06/2026 by Kesjana
Edi Rama: Kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe po ashtu siç e doni ju dhe t’ju udhëheq që të përmbyllim këtë që kemi nisur bashkë, për t’i ngritur kokën çdo shqiptari e për t’i dhënë vlerën që i takon flamurit tonë, e për ta bërë Shqipërinë vendin me destinacionin më për t’u pasur zili në Mesdhe.
Kam hyrë në zyrë dhe kam thënë zyra është e imja dhe pushteti i juaji. Nuk kam, premtuar se nuk do të bëj gabime, por kam premtuar se nuk do t’ju tradhtoj shumë, nuk është vendi këtu t’ju shpjegoj arsyet, por t’ju shpjegoj si ju kanë manipuluar duke përdorur atdhetarinë dhe ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që këtu në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë, unë kështu e shoh.
Dua të ndaj me ju se kam menduar këto ditë edhe për një film që na identifikon para botës edhe kur bota na dinte njerëz me bisht dhe u bëmë të njohur përmes filmit “Walk dhe dog”. Këngë patriotike se plot që shoqërojnë videot përkatëse, heronj të sajuar dhe ngjarje të organizuar me kujdes, dhe zhvendos vëmendjen e publikut./kb
