Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, të premten e datës 6 mars, do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.
“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00.”, bëhet me dije nga Presidenca. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Këtë të enjte, në seancën plenare u miratuan të gjitha dekretet e presidentit Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
Emërohen në detyrë:
–Albana Koçiu, emërohet zëvendëskryeministre me 83 vota.
–Ferit Hoxha, emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota.
–Besfort Lamallari, emërohet Ministër i Punëve të Brendshme me 83 vota.
–Ermal Nufi, emërohet Ministër i Mbrojtjes me 83 vota.
–Toni Gogu, emërohet Ministër i Drejtësisë me 83 vota.
–Enea Karakaçi, emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota.
–Erjona Ismaili, emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota.
Largohen nga qeveria:
–Belinda Balluku shkarkohet si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, me 85 vota.
–Elisa Spiropali shkarkohet si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota.
–Pirro Vengu shkarkohet si Ministër i Mbrojtjes me 81 vota./kb
