Last Updated on 01/12/2025 by EL
Ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, feston 96-vjetorin e lindjes sot më 1 dhjetor
Alfred Moisiu lindi në Shkodër, më 1 dhjetor 1929, ka qenë ushtarak karriere dhe President gjatë viteve 2002-2007
Alfred Moisiu është autor i mjaft shkrimeve dhe studimeve për politikat e mbrojtjes, artit ushtarak dhe sigurinë rajonale
Alfred Moisiu, mori detyrën e presidentit më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin dhe e ushtroi deri më 24 korrik 2007.
BIOGRAFIA
U lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Koxhobashit. Më 1941 – 1945 ndoqi gjimnazin e Tiranës. Më 1946 – 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 – 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Më 1958 – 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më 1966 – 1971 u caktua komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë. Më 1971 – 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 – 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 – 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes.
Më 1992 – 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 – 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin.
Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007.
Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.
DEKORATA DHE MEDALJE
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Medalja “Shërbime Ushtarake”
Urdhri “Ylli i Kuq”
Urdhri i Skënderbeut, Klasi III
Urdhri “Shërbime Ushtarake”
Medalja e Çlirimit
Urdhri i Skënderbeut, Klasi II
Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë
Qytetar Nderi i Bajram Currit
Qytetar Nderi i Barit (Itali)
Urdhri i Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci)
/e.t
