Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Oerd Bylykbashi, si anëtarë i këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ai iu drejtua deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes Balluku dhe hapjen rrugë të arrestimit të saj.
Në seancë mungojnë deputetë e Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.
I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana e PD, deputeti Oerd Bylykbashit po lexon raportin e PD sipas të cilit SPAK-ut i duhet dhënë autorizimi për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Kuvendit po mbahet protestë, e thirrur nga PD, teksa gjatë fjalës së Sali Berishës pak para se të futet në sallë, kryedemokrati u shpreh ndër të tjera se kjo është koha që qytetarët të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
